Sport

Merkato/ Lukaku “fshin” të shkuarën e tij në rrjetet sociale, dëshiron vetëm Napolin e Contes

merkato lukaku fshin te shkuaren e tij ne rrjetet sociale deshiron vetem napolin e contes
merkato lukaku fshin te shkuaren e tij ne rrjetet sociale deshiron vetem napolin e contes

Në pritje për të mësuar se në cilën skuadër do të luajë sezonin e ardhshëm, sulmuesi bleg Romelu Lukaku, duket se i ka të qarta idetë në kokën e tij. Orët e fundit ai ka hequr të gjitha fotot e së shkuarës së tij me skuadrat e tjera, një mesazh I qartë, se për të ato janë e kaluara. Lukaku kërkon me çdo kusht të bashkohet me Antonio Conte.

Kjo gjë nuk mund të fshihet më, nisur edhe nga pëlqimi që vetë Lukaku i ka bërë, fillimisht videos së prezantimit të Contes tek Napoli e më pas edhe të Spinazzolës. Por siç dihet Napoli i Aurelio De Laurentis nuk mund të mendojë për momentn për afrimin e “gjigandit” belg, pa arkëtuar më pare nga shitja e sulmuesit Nigerian Victor Osihmen.

PSG vijon të tentojë të marrë sulmuesin në Paris, por për momentin tratativa ka hyrë në një faze të “ngrirë”, ndaj deri në momentin kur palët do të ulen për bisedime e do të gjejnë një marrëveshje, Romelu Lukaku duhet të presë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts