Qendërmbrojtësi i përfaqësueses tonë, Marash Kumbulla është në “radarët” e klubit Italian të Parmës. Pas huazimit te Sasuolo vitin e shkuar, Kumbulla është rikthyer tek Roma, por me shumë gjasë nuk do të qëndrojë në kryeqytet. “12 TV Parma” ka bërë me dije se Parma ka shfaqur interes për Marash Kumbullën. Këta të fundit u shpallën kampionë në Serinë B, duke u ngjitur kështu në elitën e futbollit italian. Drejtuesit e klubit dëshirojnë që të afrojnë të paktën një qendërmbrojtës në skuadër dhe Kumbulla është një alternativë në listën e tyre. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit të Kombëtares shqiptare.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co