Bota Sport

Merkato në Kategorinë e Parë, Partizani arrin akordin me futbollistin e Apolonisë

merkato ne kategorine e pare partizani arrin akordin me futbollistin e apolonise




































Mateo Shanaj pritet të jetë afrimi i radhës në merkaton e Partizanit. 22-vjeçari është pjesë e Apolonisë në Kategorinë e Parë, teksa mësohet se ka arritur akordin me të kuqtë dhe në ditët në vijim pritet që ky transferim të finalizohet me sukses.  

SHANAJ

Mesfushori prej katër sezonesh ka qenë pjesë e Apolonisë, dhe tashmë duket se ka ardhur koha që lojtari ti jap lamtumirën ekipit, për të nisur një aventurë të re në elitën e futbollit shqiptar.

Sezonin e fundit Shanaj ishte padyshim një “motor” për mesfushën e Apolonisë duke regjistruar 3.076 minuta në plot 36 ndeshje dhe me një gol të realizuar. Mesfushori 22-vjeçar vlerësohet nga faqja e specializuar “Transfermarkt” 150 mijë euro. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts