Merkato në orët e fundit, skuadra e Premier League “troket” te Chelsea për Brojën

merkato ne oret e fundit skuadra e premier league troket te chelsea per brojen
merkato ne oret e fundit skuadra e premier league troket te chelsea per brojen

Armando Broja mund të largohet së shpejti nga Chelsea. Sulmuesi shqiptar, forma e të cilit është kushtëzuar edhe nga dëmtimet, numëron 694 minuta në fushë, në 19 ndeshje. Për këtë arsye, blutë e Londrës shohin si opsionin më të mirë ndarjen e rrugëve.

Në orët e fundit, sipas Sky Sports UK, Fulham ka shprehur interesim për yllin kuqezi duke trokitur në derën e Boehly, por për momentin kushtet e Chelseat duken të vështira për t’u pranuar.

Aktualisht, ka shumë distancë mes kërkesës dhe ofertës. Klubi i Chelseat është i hapur për shitje përfundimtare, ashtu siç preferon Fulham, por këta të fundit dëshirojnë të paguajnë sa më pak të jetë e mundur.

Sot dhe nesër në mbrëmje, dy ditët e fundit të negociatave, mund të ketë bisedime të reja për të parë nëse zgjidhet ngërçi, por në këto çaste duket se nuk ka vend për manovrim, pavarësisht dëshirës për shitjen e Brojës.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →