Merkatoja e futbollistëve përfundoi në 30 Gusht, por jo të gjithë futbollistët e patën të mundur të nënshkruanin me një skuadër. Sot kur jemi 3 ditë më vonë, ka shumë lojtarë cilësorë, që për një arsye apo një tjetër nuk u bën dot pjesë e asnjë ekipi, por si lojtarë të lirë, ata kanë mundësi t’i bashkohen ndonjë skuadre të interesuar, e cila ende nuk është e kompletuar si duhet e që ka sërish nevojë për përforcime.
Gati në çdo repart, ka futbollistë, që me kualitetin e tyre do të kishin formuar një formacion shumë cilësor, që mund t’i bënte ballë edhe skuadrave më me emër në Evropë.
Në portë, emri më i rëndësishëm është ai i Keylor Navas, me ish portierin e Real Madrid e Psg që tashmë në moshën 37 vjeçare, nuk arriti dot të nënshkruante me asnjë skuadër brenda afatit të merkatos verore.
Në mbrojtje 2 janë emrat më me peshë: Sergio Ramos dhe Mats Hummels. Njëri 38 dhe tjetri 35 vjeç, ata janë dy nga qendërmbrojtësit që për vite me rradhë qëndruan në majë, duke qenë mbrojtësit më të titulluar në klubet e tyre.
Në mesfushë, bie padyshim në sy Rabiot. Mesfushori francez u “divorcua” nga Juventusi, me përfundimit e sezonit të shkuar, por ende nuk ka dakordësuar me asnjë ekip tjetër, pavarësisht interesimit të shumë klubeve. Arsyeja kryesore për vonesën në arritjen e një marrëveshje mbetet paga e tij shumë e lartë.
Në sulm emrat janë të shumtë, por padyshim Memphis Depay dhe Anthony Martial, për vetë eksperiencën e tyre dhe numrin e madh të golave të realizuar, janë emrat më të spikatur. E sigurtë është që sulmues të tillë,si holandezi dhe francezi do të bënin vend shumë mirë në shumë prej skuadrave më në zë të kontinentit.
Të shohim nëse në orët në vijim do të mësojmë të ardhmen e tyre.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co