Merkato/ Roma-Soule, pranë mbylljes së marrëveshjes

merkato roma soule prane mbylljes se marreveshjes
merkato roma soule prane mbylljes se marreveshjes

Matias Soule një hap larg Romës. Verdhekuqtë duket se kanë vendosur të kënaqin pretendimet e Juventusit për sulmuesin e talentuar argjentinas dhe të mposhtin njëherë e mirë konkurrencën me anglezët e Leicester.

Media italiane bën me dije se pas këmbënguljes së De Rossit për të pasur Soule në ekip, drejtuesit e Romës kanë vendosur të paraqesin një tjetër ofertë, këtë herë 26 milionë euro kesh dhe 4 të tjera në formë bonusi lehtësisht të arritshëm. Këto shifra kanë joshur jo pak drejtorin sportive të bardhezinjve, Christian Giuntoli, i cili pritet t’i ndezë dritën jeshile transferimit të Soule te Roma, pas një sezoni mjaft pozitiv te Frosinone, ku ishte në huazim.

Me paratë që pritet të arkëtojë nga shitja e argjentinasit, Juventusi pritet të bëjë një tjetër sulm, këtë herë për holandezin Koopmeoiners, për kartonin e të cilit Atalanta pretendon të paktën 60 milionë euro. Më pas bardhezinjtë pritet të kthejnë vëmendjen në mbrojtje, ku synohet ish-mbrojtësi i Barcelonës Todibo, por edhe në krahët e sulmit, ku Adeyemi, Galleno e Jadon Sancho janë alternativat e preferuara nga trajneri Motta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →