Merkato/ Tjetër afrim në Vlorë, tekniku italian Agostinelli merr ish mbrojtësin e tij tek Partizani

merkato tjeter afrim ne vlore tekniku italian agostinelli merr ish mbrojtesin e tij tek partizani
merkato tjeter afrim ne vlore tekniku italian agostinelli merr ish mbrojtesin e tij tek partizani

Sodiq Atanda është lojtari më i ri i Flamurtarit. Ndonëse mungon ende zyrtarizimi, mbrojtësi është transferuar në Vlorë. Andrea Agostinelli e njeh mjaft mirë mbrojtësin, pasi në të kaluarën kanë qenë së bashku te ekipi i Partizanit.

Italiani kështu “blindon” mbrojtjen me Atandën, i cili e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptarë dhe eksperienca e tij do të ndihmonte vlonjatët për t’u ngjitur në Superiore. 30-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Erzenit dhe tashmë pas shijakasve do të nisë aventurën në Vlorë. Në të kaluarën nigeriani ka mbajtur veshur edhe fanellën e Apolonisë dhe Egnatias.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →