Sport

Merkato/ Todibo mund të konsiderohet një lojtar i Juventusit, Nicë dhe klubi torinez drejt mbylljes së marrëveshjes

merkato todibo mund te konsiderohet nje lojtar i juventusit nice dhe klubi torinez drejt mbylljes se marreveshjes
merkato todibo mund te konsiderohet nje lojtar i juventusit nice dhe klubi torinez drejt mbylljes se marreveshjes

Jean-Claire Todibo duket se do të jetë futbollisti i radhës që do t’i bashkohet Juventusit. Agjenti i mbrojtësit francez mbërriti në Torino të shtunën dhe pati takim me drejtuesit e lartë të bardhezinjve, duke çuar edhe më tej negociatat.

Palët nuk kanë preferuar të japin detaje mbi ecurinë e negociatave, por vendimi i Nice për të mos grumbulluar mbrojtësin për miqësoren e radhës, është një tregues i qartë që shumë shpejt mund të ketë tym të mardhë.

Todibo duket se është i përzgjedhuri i Thiago Mottës për të kompletuar repartin defensiv dhe Giuntoli është i vendosur t’ia plotësojë sa më shpejt dëshirën, për t’u përqendruar më pas te objektivat e tjerë, në mesfushë e sulm, aty ku synohen Koopmeiners dhe Sancho.

Për kartonin e Todibo Juventus ka treguar gatishmërinë të paguajë deri në 30 milionë euro, shifër të cilës mund t’i shtojë edhe një bonus prej 2-3 milionë eurosh, para këto mjaft të vlefshme për Nice, që nuk mund të arkëtojë të gjithë shumën vetë, pasi 20% e vlerës së kartonit është në pronësi të Barcelonës

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts