Një kasolle me jonxhë dhe bagëti është përfshirë nga flakët në fshatin Shëngjergj të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe aktualisht zjarri është vënë nën kontroll.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se banori që kishte në pronësi këtë kasolle mbante dengje me jonxhë dhe disa bagëti.
Kasollja fatmirësisht ka qenë larg zonave të banuara dhe zjarri nuk ka sjellë probleme përveç disa dengjeve me jonxhë, pasi bagëtitë kanë mundur t’i nxjerrin.
Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co