Bota

Merr fund misteri/ Vrau bashkëshorten dhe i zhduku trupin, si 43-vjeçari përdori telefonin e viktimës për dy muaj për të bindur familjarët e saj se ajo ishte gjallë!

merr fund misteri vrau bashkeshorten dhe i zhduku trupin si 43 vjecari perdori telefonin e viktimes per dy muaj per te bindur familjaret e saj se ajo ishte gjalle

Ka marrë fund misteri i zhdukjes së 42-vjeçares Francesca Deidda, nga San Sperate në Sardenja, për të cilën nuk kishte asnjë lajm që prej muajit maj.

Francesca Deidda

Policia ka vendosur në pranga bashkëshortin e saj 43-vjeçar për akuzën e vrasjes së rëndë dhe fshehjen e kufomës.

Ai ndodhet në burgun Uta (Cagliari) që nga e premtja, por ka pretenduar se është i pafajshëm.

“Ajo donte një periudhë reflektimi, prandaj u largua”, kështu ka deklarauar para hetuesve, shoferi i kamionit, Igor Sollai, që dyshohet se vrau gruan e tij dy muaj më parë dhe më pas e fshehu trupin e saj, i cili ende nuk ishte gjetur.

Kur Francesca Deidda u zhduk në fund të muajit maj, ishte vëllai i saj që bëri denoncimin në polici.

Hetuesit filluan të gërmojnë në të kaluarën e të dyve dhe të kërkonin për gruan, por nuk u gjet asnjë gjurmë e saj apo e celularit të 42-vjeçares.

Igor Sollai akuzohet se ka përdorur telefonin e gruas së tij për ta “mbajtur” të gjallë në sytë e miqve dhe të afërmve, në një përpjekje për të bindur të gjithë se zhdukja e saj kishte qenë vullnetare dhe se ishte e lidhur me përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Ai ka shkëmbeyer mesazhe me miqtë dhe të afërmit e gruas, duke i mohuar, me justifikime të ndryshme, mundësinë e të folurit direkt në telefon. Madje ka arritur deri aty sa i ka dërguar email punëdhënësit të saj ku i njoftonte dorëheqjen e saj nga puna.

Zhdukja e gruas, thotë policia, është raportuar më 30 maj nga vëllai i saj. Që atëherë, policia ka shqyrtuar të gjitha hipotezat e mundshme.

Hetimet për vetëvrasje dhe largim vullnetar u konsideruan të pamundura, duke bërë që hetuesit të fokusoheshin në jetën e gruas dhe marrëdhënien e saj me bashkëshortin.

Ndaj tij u ngritën dyshimet pas analizave të gjurmëve kompjuterike të lëna nga i dyshuari si edhe për shkak të mospërputhjes së versioneve të dhëna në polici në ditët para zhdukjes së gruas së tij.

Policia ka rikonstruktuar lëvizjet dhe sjelljet e 43-vjeçarit, duke konstatuar sesi ai kishte “zëvendësuar” bashkëshorten si me të afërmit ashtu edhe me punëdhënësin. Ndërkohë është sekuestruar shtëpia ku jetonte çifti.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts