Bota

Merr fund saga 40-vjeçare gjyqësore që tronditi vendin

merr fund saga 40 vjecare gjyqesore qe tronditi vendin
merr fund saga 40 vjecare gjyqesore qe tronditi vendin

Prokurorët belgë njoftuan përfundimin e një hetimi 40-vjeçar ndaj një bande të armatosur që terrorizoi vendin në vitet 1980 dhe vrau 28 persona, përfshirë fëmijë, në një seri grabitjesh dhe të shtënash.

Shumë nga sulmet kishin në shënjestër supermarketet, por shpesh herë ata përdorën dhunë ekstreme edhe ndaj kalimtarëve.

Mallrat që ata vodhën ishin shpesh të parëndësishme, si kafeja dhe vera.

Ata sulmuan gjithashtu dyqane armësh dhe objektiva me vlerë më të madhe.

Asnjë nga sulmuesit të njohur për publikun belg si vrasësit e Brabantit ose ”Banda Nivelles” nuk u kap kurrë dhe motivet e tyre mbeten objekt spekulimesh.

Ata dyshohet se kanë qenë të lidhur me të djathtën ekstreme dhe xhandarmërinë tashmë të shfuqizuar të vendit.

Në natën e Vitit të Ri 1981, armë automatike u grabitën gjatë një vjedhjeje në një kompleks të xhandarmërisë në Bruksel.

Një seri grabitjesh të armatosura gjithnjë e më të dhunshme të dyqaneve ushqimore dhe dyqaneve të armëve pasuan në 1982.

Më pas në 1983 dhe 1985 pati valë sulmesh në supermarkete, në të cilat banda hapi zjarr ndaj klientëve.

“Është shumë zhgënjyese që kam pritur kaq gjatë për ta dëgjuar këtë, kur çështja është ende e pazgjidhur. Është një rast unik në analet e drejtësisë së Belgjikës që nuk arritëm të zbulonim të vërtetën”, theksoi avokati Jean-Paul Macau, i plagosur në një nga sulmet në supermarket.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts