![Merr pa dëshirën e nënës djalin dhe largohet nga banesa, e pëson 33-vjeçari. Policia e gjen dhe ia kthen të ëmës 2 merr pa deshiren e nenes djalin dhe largohet nga banesa e peson 33 vjecari policia e gjen dhe ia kthen te emes](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/merr-pa-deshiren-e-nenes-djalin-dhe-largohet-nga-banesa-e-peson-33-vjecari-policia-e-gjen-dhe-ia-kthen-te-emes.jpg)
Një 33-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka marrë pa dëshirë djalin dhe është larguar nga banesa.
Sipas komunikatës, bashkëjetuesja e 33-vjeçarit ka kryer një kallëzim dhe ka rrëfyer se i riu ka marrë pa dëshirën e saj djalin e tyre të mitur dhe është larguar nga banesa.
Fëmija është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe i është kthyer nënës;
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin:
-M. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka marrë pa dëshirën e saj, djalin e tyre të mitur, dhe është larguar nga banesa. Fëmija është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe i është kthyer nënës;
(Balkan web)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co