Mes forcave të shumta të Policisë/ Kenia fillon pastrimin e territorit pas demonstratave të dhunshme që lan pas 6 të vdekur

mes forcave te shumta te policise kenia fillon pastrimin e territorit pas demonstratave te dhunshme qe lan pas 6 te vdekur
mes forcave te shumta te policise kenia fillon pastrimin e territorit pas demonstratave te dhunshme qe lan pas 6 te vdekur

Qytetarët e Kenias u zgjuan nga era e gazit lotsjellës që ende vazhdon të mbetet në kryeqytet të mërkurën, një ditë pasi protestuesit sulmuan parlamentin mes demonstratave të dhunshme mbi një plan të diskutueshëm tatimor gjatë të cilit të paktën gjashtë persona janë vrarë, shkruan Asocied Press.

Me fillimin e ditës, nuk pati raportime për dhunë. Policia dhe ushtarët patrulluan rrugët ndërsa punonjësit e qytetit filluan të pastronin mbeturinat. Parlamenti, bashkia dhe gjykata e lartë u rrethuan me kasetë ku shkruhej “Skena e krimit mos hyni”.

Ushtria u vendos brenda natës për të mbështetur policinë pasi Presidenti William Ruto i quajti ngjarjet tradhtare dhe u zotua të shuante trazirat “me çdo kusht”.

Kenia është tronditur nga protesta masive për më shumë se një javë në kundërshtim me një projektligj të propozuar financiar që do të rriste taksat, ndërsa zhgënjimet mbi koston e jetesës po ziejnë. Shumë të rinj që ndihmuan në votën e Rutos në pushtet me brohoritje për premtimet e tij për lehtësim ekonomik, kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar dhimbjen e reformave, shkruan AP.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →