Për Princin Albert dhe Princeshën Charlene të Monakos, nuk ishte dashuri me shikim të parë. Ndërsa çifti u njoh në vitin 2000, ata filluan një lidhje deri në vitin 2005. Ata vendosën të martohen në vitin 2011.
“Nuk e di nëse ne ramë në dashuri atëherë,” pranoi Albert, 66 vjeç, për Charlene, 46 vjeçe.
“E dini, pas kësaj, unë nuk e pashë më Charlene për disa vite”, tha ai duke shtuar “mendova se ajo ishte një notare e shkëlqyer dhe se ishte miqësore, e gëzuar dhe e afrueshme”.
Charlene, një notare olimpike, po përfaqësonte vendlindjen e saj, Afrikën e Jugut, në Lojërat Olimpike të Sidneit të vitit 2000 kur takoi burrin e saj të ardhshëm.
“Kemi kaluar shumë mirë”, tha Alberti. “Nuk e di nëse duhet ta them këtë, por… E futa në telashe sepse nuk e çova ‘shtëpi’ e saj në kohë.”
Për martesën e tyre ka thashetheme të shumta.
Charlene për vite me radhë ka qenë në qendër të spekulimeve për marrëdhënien me princin Albert.
Thashethemet u intensifikuan në vitin 2021 kur Charlene u shtrua papritur në spital me komplikime nga ajo që pallati e përshkroi si një infeksion serioz i sinusit. Ajo e kaloi pjesën më të madhe të vitit në Afrikën e Jugut, gjë që shkaktoi shumë teori konspirative.
Të dy, Charlene dhe Albert janë përpjekur të hedhin poshtë pretendimet e ndarjes.
“Nuk ka asgjë të keqe me martesën tonë, dhe më duket se thashethemet janë shterruese dhe rraskapitëse,” i tha më parë Charlene një medie në Afrikën e Jugut.
“Unë thjesht nuk mund ta kuptoj se nga vijnë ata,” tha ajo. “Më duket sikur disa media apo njerëz duan të na shohin të ndarë”.
Ishte në maj 2021, ndërsa princesha po mbështeste përpjekjet e fondacionit të saj për jetën e egër në Afrikën e Jugut, shëndeti i Charlene u përkeqësua. Vizita në vendin e saj ishte menduar të zgjaste vetëm 10 ditë, por komplikimet nga një procedurë ORL (veshët, hunda dhe fyti) e detyruan të qëndronte për gjashtë muaj.
Muaj më vonë, Alberti dhe fëmijët e tyre e vizituan princeshën për një udhëtim që zgjati disa ditë. Charlene e publikoi vizitën në Instagramin e saj.
Pas disa operacioneve korrigjuese dhe një rikthimi të mëvonshëm, Charlene u kthye në Monako në nëntor të atij viti. Megjithatë, pak pasi ajo zbarkoi, princesha tregoi shenja të lodhjes emocionale dhe fizike. Pas konsultimit me mjekët e saj, u përcaktua se princesha do të kërkonte trajtim mjekësor në një qendër jashtë Monakos.
Thashethemet u intensifikuan kur Albert mori pjesë solo në Lojërat Olimpike të Tokios 2021.
Më shumë thashetheme u lëshuan kur Alberti më vonë u fotografua me djalin e tij Alexandre Grimaldi, vajzën Jazmin Grace Grimaldi dhe ish-in e tij Nicole Coste.
Jazmin, fëmija i parë i Albertit, u njoh publikisht në vitin 2006. Në atë kohë, Albert tha se donte të mbronte identitetin e 32-vjeçarit.
Alexandre dhe Jazmin nuk janë trashëgimtarë të fronit sepse prindërit e tyre nuk u martuan kurrë siç kërkohet nga kushtetuta e Monakos. Albert dhe Charlene ndajnë binjakë, Princi Zhak dhe Princesha Gabriella, 9 vjeç. Binjakët janë të parët dhe të dytët në radhën e fronit.
“Që nga fillimi, martesa e Princit Albert dhe Princeshës Charlene u konsiderua gjithmonë si shumë problematike,” tha Christopher Andersen, autor i “The King”, për Fox News Digital.
Ditën e dasmës, ish-notarja 1.77 cenntimetra nga Afrika e Jugut, u tha se tentoi të arratisej. Sipas raportimeve të asaj kohe, Charlene kishte vendosur ta braktiste Albertin në altar, për shkak se ky i fundit e tradhtonte me femra të ndryshme.
Por, Albert nuk mund ta lejonte këtë poshtërim dhe Charlene u ndalua nga badigardët e tij dhe u detyrua të martohet me princin e Monakos.
Këto raportime nuk u konfirmuan asnjëherë zyrtarisht dhe ata vazhdojnë të mbeten të martuar dhe kanë edhe dy fëmijë.
Megjithatë, veprimet e çuditshme të Charlene, si fjala vjen një qethje jo normale, tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një çift dhe një marrëdhënie të zakonshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co