“Mes Traumës dhe kirurgjisë plastike”, Brataj për shpërthimin në Lushnjë: Tre të plagosur janë në Tiranë

mes traumes dhe kirurgjise plastike brataj per shperthimin ne lushnje tre te plagosur jane ne tirane
mes traumes dhe kirurgjise plastike brataj per shperthimin ne lushnje tre te plagosur jane ne tirane

TIRANË – Shefi i Urgjëncës Kombëtare, Skënder Brataj, në një komunikim me gazetarët, duke folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnjë, ku nga një shpërthim ndërroi jetë një person dhe u plagosën 10 të tjerë, deklaroi se 3 pacientë në gjendje më të rënduar janë dërguar drejt Traumës në Tiranë. Brataj theksoi se pacientët kanë marrë djegie në trup dhe në fytyrë, ndërsa disa prej tyre kanë pasur probleme edhe me rrugët e frymëmarrjes.

“Janë tre persona që janë dërguar drejt Tiranës, që janë në gjendje më të rëndë, ndërsa tre të tjerët janë trajtuar në Spitalin e Lushnjës. Është rakorduar në kohë rekord, kryesisht pacientët janë për kurim tek të djegurit, mendoj se po shkojmë mes traumës dhe kirurgjisë plastike. QSUT është njoftuar për pacientët që janë me probleme. Do të vërtetohet nëse dëmtimet janë fraktura. Ka pacientë që kanë djegie edhë në fytyrë, e kjo gjë ka vështirësuar rrugët e frymëmarrjes. Situata ka bërë që një pacient të intubohet, ventilohej, asistuar nga dy anestezistët e Fierit dhe të Lushnjës. Në vendngjarje është mbyllur çdo gjë, nuk ka gjë për të sqaruar”, deklaroi Brataj.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co