Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, pasi doli nga SPAK tha për mediat se mesazhet shantazhuese në celularin e tij nuk janë të vërteta, por janë biseda të sajuara.
Deputeti demokrat sqaroi se nga SPAK është e konfirmuar se ai format bisede i ardhur në celularin e tij si mesazh kërcënues, nuk ekziston në përgjimet zyrtare të Sky Ecc që ka Prokuroria e Posaçme.
Ai tha se i ka vënë prokurorëve në dispozicion celularin e tij, ndërsa shtoi se dyshimi i tij është që persona që kanë sajuar këtë veprim kriminal janë ose subjekte të krimit të organizuar, ose persona publik, zyrtarë të lartë që dalin realisht në përgjimet e Sky Ecc.
Sipas Bardhit, një skemë e tillë shantazhi ka ndodhur edhe me persona të tjerë.
Bardhi: Nuk bëhet fjalë për asnjë përgjim real, janë prodhuar më qëllim kriminal për të shantazhuar një deputet. Në dijeninë time ka ndodhur edhe me persona të tjerë dhe menjëherë dhe sapo jam njohur me to, kam vënë në dijeni SPAK. Është e konfirmuar se ai format nuk ekziston në përgjimet zyrtare të Sky Ecc që ka Prokuroria e Posaçme.
Jam duke mbledhur edhe të dhëna për mediat që i japin si të vërteta, se pe po bëhen pjesë e skemës shatazhuese ndaj një deputeti. Së dyti, SPAK ka marrë të gjitha të dhënat për itë identifikuar nga ka ardhur mesazhi në telefonin tim. Nuk kam asnjë dyshim. Nuk është vetëm në interesin tim personal. Unë nuk shantazhohem për mbrojtje të interesit publik. Askush nuk mund të guxojë të fabrikojë të dhëna të rreme.
Dyshimi është që persona që kanë sajuar këtë veprim kriminal janë ose subjekte të krimit të organizuar, ose persona publik, zyrtarë të lartë që dalin realisht në përgjimet e Sky Ecc. Nuk më mori njëri në pyetje. I vura në dispozicion prokurorëve telefonin tim.
Kujtojmë se kreu i Grupit të PD-së u paraqit sot ne SPAK ne oren 15:00, pas padise qe ky i fundit ka bere. Bardhi denoncoi publikisht dhe zbuloi disa SMS që i kanë ardhur në platformën e tij të komunikimit në “Signal” ku përmendet emri i Ervis Martinajt dhe kërkoi nga SPAK të hetojë.
Gazment Bardhi, në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”.
“Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, shkruhet në SMS-së dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar në SPAK.