Mesazhi prekës i nënës së 9-vjeçarit të vrarë në Magdeburg: Pse ti? Do jesh gjithmonë në zemrat tona

mesazhi prekes i nenes se 9 vjecarit te vrare ne magdeburg pse ti do jesh gjithmone ne zemrat tona








































I ka prekur të gjithë postimi i nënës së 9-vjeçarit që humbi jetën në mënyrë tragjike në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku një makinë e drejtuar me shpejtësi marramendëse nga mjeku 50-vjeçar saudit Taleb al-Abdulmohsen, i mori jetën André Gleißner-it.

gjermani

Nëna e vogëlushit André ka shpërndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke i dhënë lamtumirën engjëllit të saj të vogël.

 “Lëreni arushin tim të vogël pelushi të fluturojë përsëri nëpër botë. André nuk i bëri asgjë askujt. Ai ishte me ne në tokë për vetëm nëntë vjet. Pse ti ? Pse? Nuk e kuptoj. Tani je me gjyshen dhe gjyshin në parajsë. Ata ta kanë ndjerë aq shumë mungesën, sa ne këtu tani. Do të jetosh gjithmonë në zemrat tona. Ta premtoj këtë”, shkruan në mesazhin e saj të dhimbshëm nëna e fëmijës.

mitera_german (1)

Përveç André, katër gra të moshave 45, 52, 67 dhe 75 vjeç kanë humbur jetën gjithashtu në këtë sulm fatal me makinë. Ende nuk janë bërë publike emrat e viktimave nga autoritetet gjermane.

Një faqe GoFundMe e krijuar për të mbështetur familjen e Andre mblodhi afro 50,000 euro përpara.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →