Bota Sport

Mesfushori është një opsion i “Topçinjve”. Edu në Spanjë, Arsenali kërkon Merinon

mesfushori eshte nje opsion i topcinjve edu ne spanje arsenali kerkon merinon





































Arsenali dëshiron që të firmosë me mesfushorin e Real Sociedadit, Mikel Merino, pasi lojtari shprehu dëshirën e tij për t’u transferuar. Fituesi i “Euro 2024” me Spanjën është kthyer në objektivin kryesor për disa klube të mëdha, veçanërisht pas golit të tij vendimtar në çerekfinalen e Kampionatit Evropian kundër Gjermanisë.
mikel-merino-spain

Megjithatë, interesimi i Arsenalit për Merinon besohet të ketë filluar përpara turneut ndërkombëtar, pasi “Topçinjtë”, veçanërisht Mikel Arteta, duan që të shtojnë thellësinë në mesfushën e tyre. Sipas “The Telegraph”, Real Sociedad është i hapur për të shitur lojtarin për të shmangur humbjen e tij me parametër zero vitin e ardhshëm. Pak ditë më parë, klubi spanjoll bindi mesfushorin e tyre Martin Zubimendi të qëndrojë duke refuzuar ofertën e Liverpulit.

Por Merino, 28 vjeç, ka një vit të mbetur nga kontrata e tij dhe është tunduar të bashkohet me skuadrën e Premier Ligës. Drejtori sportiv i Arsenalit, Edu, vizitoi Spanjën këtë javë për të diskutuar lëvizjen e mundshme të spanjollit dhe duket se kushtet personale të kontratës së lojtarit nuk janë problem. Mikel Merino, një ishbashkëlojtar i kapitenit të Arsenalit, Martin Odegard, vjen nga një përvojë në Premier Ligë, pasi ka luajtur më parë me Njukasëllin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts