Bota Sport

Mesfushori i Anglisë, Fill Foden: Me Spanjën do të jetë ndeshja e jetës

mesfushori i anglise fill foden me spanjen do te jete ndeshja e jetes



































Mesfushori i An glisë, Fill Foden, beson se performanca e tij në fitoren 2-1 në gjysmëfinalen e “Euro 2024” ndaj Holandës ishte paraqitja e tij më e mirë për “tre luanët”. Ylli i Mançester Sitit nuk ka shënuar ende në këtë turne dhe shumë e kanë kritikuar për paraqitjet e tij jo bindëse në krah të majtë.

foden

Por në dy ndeshjet e fundit, kundër Zvicrës dhe Holandës, trajneri Garet Sauthgejt e ka spostuar më në qendër, bashkë me Xhud Bellingamin dhe 24-vjeçari është rritur shumë.

Kundër Holandës, Denzel Dumfris i largoi një top nga vija fatale, ndërsa shtylla i mohoi një tjetër gol spektakolar pasi provoi nga distanca. “Ndjehem sikur ishte ndoshta ndeshja ime më e mirë në fanellën e Anglisë, kështu që jam i kënaqur”, tha ai pas kualifikimit në finale.

“Mendoj se në dy ndeshjet e fundit ka pasur përmirësime dhe se pozicioni po më ndihmon gjithashtu të marr topin dhe të futem në zona të rrezikshme. Po kënaqesha atje në fushë, po merrja hapësira dhe dukesha më shumë si vetja, siç bëj për Mançester Sitin, duke gjetur hapësirë në hyrje të zonës dhe duke tentuar goditjet. Thjesht po shijoj futbollin tim. Ndiej se finalja do të jetë ndeshja më e madhe në karrierën time”.

Më pas ai iu rikthye analizës së gjysmëfinales: “Është e pabesueshme. Çfarë performance! Ne dhamë gjithçka dhe është mirë të shohësh edhe lojtarët që erdhën nga stoli të cilët bëjnë diferencën”. Ai mendon se vetëm një sukses të dielën në Berlin i shëron plagët e tre viteve më parë, në finalen e “Uembli”-t kundër Italisë, të humbur nga penalltitë:

“Duam shpagim me siguri, ishim kaq afër herën e fundit duke arritur në finalen e ‘Euro 2020’ dhe duam ta fitojmë këtë vit me siguri”.

Nuk munguan as elozhet për Kobi Meinonë, mesfushorin e talentuar të Mançester Junajtid: “Ai duket me shumë përvojë dhe sikur e ka luajtur këtë lojë prej vitesh. Është bukur të luash me të dhe po e shijoj”. Dhe përpara komentit të fundit për Spanjën, vijnë edhe elozhet për trajnerin Sauthgejt: “Unë do të thosha se çfarë djali! Të gjithë e duan atë dhe janë pas tij. Ne duam ta fitojmë atë për të. Te Spanja luajnë futboll të pabesueshëm dhe e mbajnë topin shumë mirë. Do të jetë një lojë sfiduese, por ne i dimë pikat tona të forta dhe çfarë mund të bëjmë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts