Bota Sport

Mesfushori i Gjermanisë, Toni Kros: Fitoj gjithçka, Euro 2024 do të jetë qershia mbi tortë

mesfushori i gjermanise toni kros fitoj gjithcka euro 2024 do te jete qershia mbi torte

































Toni Kros krijoj sensa cion te tifozët e Gjer manisë sapo i rikthyer në kombëtare, pas pauzës prej 3 vitesh. Ndeshja e fundit në kompeticionet madhore që 34-vjeçarti ka djersitur fanellën e “pancerave” përkon me Kampionatin Europian të mbajtur në vitin 2021 në Angli, ku ekipi i Lëv u mposht nga anglezët me shifrat 0-2. Në vigjilje të duelit me Skocinë Toni është paraqitur në zonën e prononcimeve, teksa u shfaq i sigurt në pretendimet e përfaqësueses, ndërsa ngriti në piedestal dy talentet e Gjermanisë, fjala është për Xhamal Musiala dhe Florian Virc.

kros

SKOCIA – “Ndeshja e parë është shumë, shumë e rëndësishme, në disa raste vendimtare. Turnetë e fundit e kanë treguar këtë negativisht. Turneu i fundit ku fituam ndeshjen hapëse ishte në vitin 2016. Takimi me Skocinë është e rëndësishme, por jo përcaktuese. Do të ishte mirë për humorin këtu dhe në vend nëse do të luanim me sukses ndeshjen hapëse. E dimë se çfarë lloj kundërshtari na pret. Ai mund të jetë i pakëndshëm, është fizikisht i fortë, mbrohet kompakt dhe luan me kundërsulme të shpejta. I kemi marrë parasysh pasojat. Skocezët bëjnë pjesë në kategorinë e kundërshtarëve që kombëtarja jonë e ka pasur të vështirë të përballet vitet e fundit. Mezi po e presim. Jemi përgatitur shumë mirë për të premten. Ky është parakushti për të bërë një lojë të mirë”, tha Kros.

SHANSET – “Kur shikoj cilësinë në skuadrën tonë, arrij të deshifrojë se çfarë mund të jemi në gjendje të realizojmë. Ne kemi treguar paraqitje mbresëlënëse në miqësoret e marsit. Kjo ju bën pozitiv. Por ne shohim edhe në fazat e lojës që ka vend për përmirësim. Nuk ka mundësi më të mirë se në një turne kaq prestigjoz për të treguar se mund të luajmë në nivel të kalibrit më të lartë. Potenciali është i madh dhe nuk kam arsye përse ta fsheh se Gjermania do të hyjnë në fushë për ta fituar Kampionatin Europian. Tifozët tanë e meritojnë ta shikojnë kombëtaren e tyre në majën e futbollit europian, pas disa etapave të vështira në turne elitar. Besoj se ky është momenti i duhur për të treguar veten se kush jemi dhe sa vlejmë”, vijoi mesfushori me numër “8” te grupi i Nagelsman.

PRESIONI – “Gjithmonë është ndjenjë speciale kur një kompeticion i këtij niveli zhvillohet në shtetin tonë, përpara tifozerisë. Gjermani është një vend entuziast, i cili i përjeton shumë ngjarje të tilla. Pres një festë të madh. Kjo panoramë i ka të dyja anët e medaljes, si presioni ashtu edhe euforinë. Nëse marrim në konsideratë dështimet në garat pararendëse, përjetimi do të ishte më tragjik i një eliminimi të parakohshëm, pasi tifozët besojnë tek ne. Nga krahu tjetër kemi lojtarin e dymbëdhjetë në favor. Marrë shkasë se do të luajë për herë të fundit futboll profesionist, fillimisht do e shijojë. Përmirësimi është kryefjala në grupin tonë. Më besoni ky ekipi ka tjetër qasje në krahasim me vitet e fundit”.

ROLI I LIDERIT – “Nuk kemi nevojë domosdoshmërisht të udhëhiqemi nga një futbollist i caktuar. Vërej entuziazmin dhe dëshirën e madhe te të gjithë për të fituar ndeshjet. Kur bëhet fjalë për lojën, është një situatë e veçantë, sepse shumë lojtarë nuk kanë luajtur ende një turne kaq të veçantë, por kjo nuk duhet të jetë një disavantazh pas turneve të fundit. Ata kanë nevojë për një nivel të caktuar mbështetjeje, një siguri që unë mund ta aksesoi fare lehtë në favorin e tyre. Në fund na duhen mjaft lojtarë për të qenë të suksesshëm. Sa më shumë grupi të ndihet rehat, aq më e rëndësishme është për vijimësinë. Do të ketë situata të vështira në fushë dhe ne duhet të jemi atje. E rëndësishme që në fushë të përcillet ndjenja se nuk ka ndodhur asgjë dramatike, pavarësisht rrethanave. Këto situata janë të kuptueshme gjatë gjithë turneut. Të bësh shokët e skuadrës të ndihen komod në fushë, kështu e përkufizoj unë lidershipin. Pra ata të japin më të mirën. Dhe nëse ka ndonjë dyshim, çfarë të bëjnë me topin, ma jep mua. Nëse kemi tre lojtarë nga njëmbëdhjetë që kanë dyshime, atëherë nuk do të funksionojë. Ama jam i bindur se nuk do ndodh”.

URIA PËR TRIUMF – “Sigurisht që jam i uritur. Në trurin tim bluhet vetëm një mendim, fitorja e Europianit. Me fitoren e Ligës së Kampionëve dhe ‘Euro 2024’, do të finalizojë etapën më të mirë në karrierë. Di të them se jam shumë i uritur dhe do të bëjë gjithçka për të ngritur në stadiumin ‘Olimpiastadion’ trofeun më të rëndësishme në rangun kombëtaresh, kontinenti i vjetër”, shtoi mesfushori gjerman.

VIRC DHE MUSIALA – “Florian dhe Xhamal janë të pandalshëm. Jashtëzakonisht e vështirë për t’u përballur me ta. Me fat që nuk do të kem mundësi të dueloj kundër tyre. Besoj se asnjë mbrojtës nuk dëshiron të gjendej një për një kundër Musialës apo Virc. Ata janë e tashmja dhe e ardhmja e Gjermanisë. Për këtë nuk kam asnjë dyshim. Shpresoj vetëm që mos të kenë probleme fizike, përndryshe nuk ndalen”, përfundoi Toni Kros.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts