Pas një fillimi të vështirë, ardhja e Luis Enrique duket se ka dhënë një efekt të dobishëm te Fabian Ruiz. Ish-mesfushori i Napolit, në sezonin e tij të dytë në Paris Saint-Germain, po udhëheq mesfushën pariziene. I intervistuar nga Mundo Deportivo, 27-vjeçari nga Los Palacios y Villafranca foli për periudhën që po kalon në Paris.
“Sinqerisht ndihem shumë mirë, ndihem i sigurt dhe i lumtur me besimin që trajneri më ka dhënë. Disa muaj më parë unë pata një lëndim në shpatull, por u ktheva dhe u rikuperova ashtu si duhet.Ne kemi dëshirën të bëjmë gjëra shumë të rëndësishme këtë sezon. Jemi në garë në të 3-ja kompeticionet” – tha Ruiz. Fabian Ruiz deri më tani numëron 26 paraqitje në Ligue 1, Champions League dhe Coupe de France, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar 4 asiste!
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co