Mesfushori i Realit në “lupën” e Premier League, janë gati të ofrojnë 150 milionë euro

mesfushori i realit ne lupen e premier league jane gati te ofrojne 150 milione euro
mesfushori i realit ne lupen e premier league jane gati te ofrojne 150 milione euro

Federico Valverde është një shtyllë e Real Madridit dhe dalëngadalë po bëhet gjithnjë e më shumë një lider për Los Blancos. Në mënyrë të pashmangshme gjithnjë e më shumë emra të mëdhenj në Evropë vazhdojnë të jenë të interesuar për uruguaianin, por Le Merengues nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e tij.

Sipas asaj që raportohet nga El Debate, është Premier League ajo që është e gatshme të bëjë çmenduri për të, veçanërisht Liverpool, por The Reds nuk e kanë zgjedhur ende trajnerin e tyre të radhës pas lamtumirës së paralajmëruar të Jurgen Klopp dhe kjo i komplikon pak gjërat. Megjithatë, anglezët janë të sigurt se e duan me çdo kusht Valverden dhe janë të gatshëm të ofrojnë  deri në 150 milionë euro.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co