Bota Sport

Mesfushori i Teutës: Kemi vuajtur shumë gjatë sezonit, fillimi i keq na hoqi shansin “Europë”

mesfushori i teutes kemi vuajtur shume gjate sezonit fillimi i keq na hoqi shansin europe

































Teuta, përpos se arriti të siguronte qëndrimin në Superiore, në javën e fundit kishte shansin e artë për Europën, pasi mposhti në sfidën e fundit Dinamon me shifrat 1-0.peposhiJo gjithçka ishte nëdorën e bluve një sezon larg pritshmërive për djemtë e detit, nënjë intervistë për “Panorama Sport” mesfushori i Teutës, Ergys Peposhi, shprehet se ndihet i keqardhur që ekipi nuk arriti Europën, por i kënaqur që sezoni u shpëtua duke shmangur “play out”.

Si do e komentoni këtë sezon për Teutën, a ishte shumë i vështirë?

Mendoj që skuadra është munduar në një sezon shumë tëvështirë, shumë i luftuar nga tëgjithë skuadrat. Një sezon që dota quaja shumë të veçantë, pasi të gjitha skuadrat ishin shumëtë organizuara dhe mendoj seskuadra ka bërë çdo gjë për tëshpëtuar skuadrën dhe ia arritëm. Çunat kanë dhënë gjithçka, janë munduar, por kuptohet që kemi pasur edhe luhatje, çfarë është e vërteta.

Sa keqardhje keni që vetëm në ndeshjen e fundit nuk arritët Europën?

Kemi vuajtur shumë gjatë sezonit, por ndoshta edhe disa ndeshjeqë kemi lënë pikë na kanë vënë në vështirësi. Objektivat nëfillim të sezonit ishin për katër vendet e para. Nuk ndihem mirëse nuk e kemi arritur objektivin, pasi ne e bëmë detyrën nëjavën e fundit, por s’ishte në dorën tonë, por ndihemi mirë qëbashkë me skuadrën ia dolëm të shpëtojmë skuadrën.

Si ishte ky sezon në aspektin personal?

Ishte një sezon i mirë, pasi mendoj se kam bërë mirë, por kaende vend për përmirësim. Mirëpo, perfektja do të ishte që atopikë që rikuperuam të na shpërblenin përpjekjet. Jam shumë ikeqardhur që nuk ia dolëm për Europën. Do të ishte sezoni perfekt nëse do të ndodhte.

E mendonit se gjërat mund të shkonin kaq keq?

Mendoj se gjërat shkuan keq në fillim, por gjithmonë kisha bindje që ky grup mund të arrinte shumë sepse e kishte forcën,kualitetin e me pak fat mund ta mbyllnim më mirë sezonin.

Çfarë note do i vendosnit Teutës në sezonin që sapo u mbyll?

Nota për Teutën, është 8. Nisëm një sezon shumë të dobët, porbëmë një mbyllje ta jashtëzakonshme, ku asnjëri nuk besonteqë ne mund të arrinim edhe Kupat e Europës. Ato pikë të lënadisa javë më parë na hoqën atë mundësi për të kapur atëobjektiv.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts