Mesfushori kuqezi: Dy herë në Europian kulmi i karrierës, kjo kombëtare me të ardhme

mesfushori kuqezi dy here ne europian kulmi i karrieres kjo kombetare me te ardhme
mesfushori kuqezi dy here ne europian kulmi i karrieres kjo kombetare me te ardhme

Mesfushori me eksperiencë, Amir Abrashi ishte një nga befasitë e trajnerit Sylvinho në këtë Europian. Gjithsesi, pavarësisht grumbullimit, Abrashi nuk u aktivizua nga tekniku kuqezi në Europian. 34-vjeçari, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku  shkruan se e ardhmja është e sigurt.

“Përfundon një aventurë e jashtëzakonshme në Euro 2024. Për mua si futbollist të jem në dy evropiane me Shqipërinë është kulmi i karrierës dhe gjithmonë kam qenë i gatshëm për Kombëtaren, sa herë që atdheu ka nevojë për mua. Shqipëria i tregoj të gjithëve se ka të ardhme të ndritshme, tifozët tanë i treguan gjithë botës se janë më të mirët. Faleminderit për përkrahjen masive, forca Shqipëri”, shkruan Abrashi, i cili ka luajtur në dy Europian me Shqipërinë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →