Sport

Messi, 360 gradë për karrierën e tij: E pranoj që jam i “zgjedhuri” i Zotit, e kam patur dhunti futbollin që i vogël

messi 360 grade per karrieren e tij e pranoj qe jam i zgjedhuri i zotit e kam patur dhunti futbollin qe i vogel
messi 360 grade per karrieren e tij e pranoj qe jam i zgjedhuri i zotit e kam patur dhunti futbollin qe i vogel

“Që i vogël, isha ndryshe nga bashkëmoshatarët e mi, njerëzit vinin të më shikonin kur luaja futboll”, këto janë fjalët e “yllit” argjentinas, Lionel Messi, i cili ka rrëfyer karrierën e tij nga fillimi e deri më tani, në një intervistë për Clank.media.

Sigurisht nga gazetarët, nuk mund të mos përmendej edhe momenti i dhimbshëm, ai që pritet të ndodhë, largimi i Leo Messit nga futbolli i luajtur, një çast që do të jetë shumë i hidhur, për të gjithë sportdashësit anembanë botës, që kanë admiruar “magjinë” e tij me topin, megjithatë Messi “ka dribluar” me klas duke u ndalur sërish tek dhunatia e tij më e madhe: të luajturit futboll.

“Mund ta pranoj që Zoti më ka zgjedhur mua, për shkak të dhuntisë që kam. Nuk kam bërë asgjë më shumë, për të qenë ky që jam sot. E di që s’më ka mbetur edhe shumë për të luajtur, kjo për shkak të moshës time”, theksoi ndër të tjera Lionel Messi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts