TIRANË – Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar faktin se 76 milionë euro që janë grumbulluar nga skema e pensioneve do të përdoren për të larë borxhet e qeverisë.
“Në vend që këto para, të cilat janë grumbulluar nga skema e pensioneve, të përdoreshin për rritjen e pensioneve dhe për të mbështetur pensionistët për mbulimin e shpenzimeve të tyre më jetike për ushqimet dhe për ilaçet, ato do të shkojnë përsëri tek PPP-të. Vetëm një Qeveri e papërgjegjshme ndaj kategorive më të vuajtura dhe vulnerabël të shoqërisë, mund të përdorë fondet e pensioneve për të shlyer borxhet e PPP-ve”, shprehet Meta.
Postimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:
76 milionë Euro që janë grumbulluar nga skema e pensioneve do të përdoren për të larë borxhet e qeverisë, e cila dihet që vjedh me inceneratorë fantazëm që nuk ekzistojnë, me rrugët e florinjta që shemben si ajo që ka bllokuar dhe qarkullimin midis Korçës dhe Ersekës, me PPP-të e pafundme shumica e të cilave janë nën hetim dhe me tendera sekretë.
Në vend që këto para, të cilat janë grumbulluar nga skema e pensioneve, të përdoreshin për rritjen e pensioneve dhe për të mbështetur pensionistët për mbulimin e shpenzimeve të tyre më jetike për ushqimet dhe për ilaçet, ato do të shkojnë përsëri tek PPP-të.
Vetëm një Qeveri e papërgjegjshme ndaj kategorive më të vuajtura dhe vulnerabël të shoqërisë, mund të përdorë fondet e pensioneve për të shlyer borxhet e PPP-ve.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co