Meta: Këshilltarët e PL-së kanë miratuar të gjitha vendimet që lidhen me dhënien e ndihmës ekonomike dhe bonusin e qirave në Tiranë

meta keshilltaret e pl se kane miratuar te gjitha vendimet qe lidhen me dhenien e ndihmes ekonomike dhe bonusin e qirave ne tirane
meta keshilltaret e pl se kane miratuar te gjitha vendimet qe lidhen me dhenien e ndihmes ekonomike dhe bonusin e qirave ne tirane

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se këshilltarët e kësaj partie në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë miratuar të gjitha vendimet që lidhen me dhënien e ndihmës ekonomike dhe bonusin e qirave në kryeqytet.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta thekson se Partia e Lirisë propozoi 11 amendamente për heqjen dhe uljen e një sërë taksash dhe tarifash vendore në Bashkinë e Tiranës.

Reagimi:

Partia e Lirisë jo vetëm që i ka miratuar të gjitha vendimet që lidhen me dhënien e ndihmës ekonomike dhe bonusin e qirave në Tiranë, por edhe ka propozuar nisma konkrete për shtimin e fondeve të ndihmës ekonomike dhe numrit të përfituesve, në mënyrë që të mos shohim më pamje tronditëse, kur përfaqësues të shtresave më në nevojë protestojnë për bukën e gojës para Bashkisë, duke humbur edhe ndjenjat poshtë zyrës së Erion Veliaj, i cili bën sikur nuk i sheh.

Rikujtoj gjithashtu që Partia e Lirisë propozoi 11 amendamente për heqjen dhe uljen e një sërë taksash dhe tarifash vendore në Bashkinë e Tiranës, nga të cilat qytetarët dhe bizneset do të përfitonin 50 milionë euro në vit, por që arbitarisht ato u rrëzuan nga Erion Veliaj, pasi interesi i tij nuk është të lehtësojë xhepat e qytetarëve, por është të shtojë vjedhjen përmes inceneratorit fantazëm të Tiranës, ku ai është pronari faktik i saj, sipas edhe vetë ish-zëvendëskryeministrit të Partisë Socialiste.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →