Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Mario Brunettit, miku i tij i vjetër arbëresh, një veteran antifashist, gazetar, shkrimtar dhe studiues i mirënjohur.
“Si përfaqësues legjendar i Arbëreshëve në Senatin dhe Parlamentin Italian do t’i jemi përjetë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për mbrojtjen e promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave Arbëreshe, por edhe të vlerave të pamohueshme të Luftës Antifashiste, për lartësimin e të cilave ai dha një ndihmesë të jashtëzakonshme si një nga studiuesit e veprës së mendimtarit të madh italo-arbëresh, Antonio Gramshi”, shkruan Meta.
“Me trishtim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër arbëresh, veteranit antifashist, gazetarit, shkrimtarit dhe studiuesit të mirënjohur, Mario Brunetti.
Si përfaqësues legjendar i Arbëreshëve në Senatin dhe Parlamentin Italian do t’i jemi përjetë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për mbrojtjen e promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave Arbëreshe, por edhe të vlerave të pamohueshme të Luftës Antifashiste, për lartësimin e të cilave ai dha një ndihmesë të jashtëzakonshme si një nga studiuesit e veprës së mendimtarit të madh italo-arbëresh, Antonio Gramshi.
Krenar të kemi bashkëpunuar së bashku, kur ushtroja detyrën e lartë të Presidentit të Republikës, për ngritjen e Forumit “U’ jam Arbëresh!”, një nismë që kishte për qëllim të evidentonte, ruante dhe promovonte trashëgiminë kulturore Arbëreshe, pasuri e çmuar e trashëgimisë kulturore të dy vendeve tona.
Ngushëllimet më të ndjera familjes Brunetti dhe komunitetit shumë të dashur Arbëresh për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.
Kujtimi i Tij do të mbetet i paharruar! Të prehet në paqen e merituar!”, sthekson presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co