Meta: Një popull që nuk respekton Dëshmorët ka probleme serioze me dinjitetin e tij dhe Lirinë

meta nje popull qe nuk respekton deshmoret ka probleme serioze me dinjitetin e tij dhe lirine
meta nje popull qe nuk respekton deshmoret ka probleme serioze me dinjitetin e tij dhe lirine

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet se një popull që nuk respekton Dëshmorët ka probleme serioze me dinjitetin e tij dhe Lirinë.

Meta shprehet se është shokuar kur ka parë se si janë braktisur varrezat e Kurveleshit, një prej krahinave më heroike në luftrat kundër pushtuesve e sidomos në atë kundër nazifashistëve.

“Rrugës drejt Këndrevicës nuk mund të mos ndaloja te varrezat e Kurveleshit, një prej krahinave më heroike në luftrat kundër pushtuesve e sidomos në atë kundër nazifashistëve.

I shokuar për braktisjen e tyre totale dhe jo të rastësishme.

Këtu ku bari dhe gjembat mbulojnë varret dhe emrat e bijve dhe bijave të paharrueshme që dhanë jetën anembanë Shqipërisë.

Këtu ku kalojnë sot edhe shumë turistë të huaj të cilët edhe vetëm për kuriozitet mund të ndalojnë për të bërë një foto apo pyetur se ç’është ky monument.

Një popull që nuk respekton Dëshmorët ka probleme serioze me dinjitetin e tij dhe Lirinë.

Shpresoj që Tërmeti si pasardhës i një familjeje me peshë në Luftën Antifashiste të mos e ketë parë këtë realitet dhe të reagojë menjëherë si Kryetar Bashkie”, shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →