Shqiperia

Meta nxjerr pamjet: Nuk stërvitemi vetëm ditën, por punojmë edhe tërë natën!

meta nxjerr pamjet nuk stervitemi vetem diten por punojme edhe tere naten
meta nxjerr pamjet nuk stervitemi vetem diten por punojme edhe tere naten

“Nuk stërvitemi vetëm ditën, por në Partinë e Lirisë punojmë edhe tërë natën!”. Kështu shkruan kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi në ‘Facebook’.

Në reagimin e tij Meta tregon ekipin e tij të organizimit për takimin që do të ketë nesër në Korçë.

“Nuk stërvitemi vetëm ditën, por në Partinë e Lirisë punojmë edhe tërë natën!
Kënaqësi që së bashku me një pjesë të ekipit të organizimit, të diskutonim edhe me Profesor Petraq Milon për Tryezën e Arsimit që kemi nesër në Korçë, por mbi të gjitha për përpunimin e mëtejshëm të 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë, të cilat do të marrin vulën e Konventës Kombëtare historike të 27 prillit!
Shqipëria me 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre është një objektiv madhor lehtësisht i realizueshëm!
Nuk do të fiken më dritat në selinë e Partisë së Lirisë derisa t’u kthehet liria të gjithë shqiptarëve dhe t’i jepet fund dramës së madhe të shpopullimit! ✌️🇦🇱”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts