Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka uruar nga burgu Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.
Meta shkruan se gjuha shqipe është shkruar me gërma gjaku dhe plot sakrifica heroike të intelektualëve dhe patriotëve tanë.
“Gëzuar të gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë më të bukur në botë, të shkruar me gërma gjaku dhe plot sakrifica heroike të intelektualëve dhe patriotëve tanë!
Mirënjohje përjetë kolosëve të gjuhës shqipe dhe Rilindasve të vërtetë të kombit, që në Kongresin e Manastirit, njehsuan 116 vite më parë elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve duke i paraprirë shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë”, shkruhet në postimin në faqen zyrtare të Facebook të Ilir Metës.