Në qiellin e Kosovës, të dielën në mbrëmje është filmuar një objekt ndriçues. Ai ka bërë bujë në rrjetet sociale, e profesori i astronomisë, Milaim Rushiti, ka thënë se mund të jetë meteor, por që ende s’është vërtetuar plotësisht.
Ai tha për KOHA-n se kjo bëri bujë pasi ky trup qiellor ishte më i madh se zakonisht, ndonëse një dukuri e tillë u shpreh se është krejtësisht normale.
“Nga ajo që kam parë, ndonëse ende s’është vërtetuar, në qiellin e Kosovës kemi parë meteorë. Kjo është tërësisht e zakonshme dhe nga ta (meteorët) nuk ka ndonjë rrezik pasi ato shuhen para se të bien. Mund të kenë qenë edhe mbetje të asteroidëve, pasi që në filmime duken të madhësive më të madhe se zakonisht. Meteorët zakonisht janë mbi 10 centimetra, e asteroidët 1 metër”, ka deklaruar Rushiti të hënën.
Profesori ka theksuar se meterorët do të shkaktonin rrezik vetëm nëse do të ishin me përmasa tonesh.
Meteorët janë trupa qiellorë që kur arrijnë kontaktin me atmosferën e Tokës, fërkohen me shpejtësi dhe digjen. Rënia e tyre bën që të shuhen pa shkaktuar dëme.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co