Meteoriti i rrallë 4,5 miliardë vjeçar rrëzohet në Gjermani

meteoriti i rralle 45 miliarde vjecar rrezohet ne gjermani
meteoriti i rralle 45 miliarde vjecar rrezohet ne gjermani

Meteoriti – që u rrëzua në Tokë afër Berlinit në janar – është rreth 4,5 miliardë vite i vjetër dhe i përket klasës së rrallë të aubritëve, shkruajnë shkencëtarët në një artikull të botuar në revistën “Meteoritics & Planetary Science”.

Asteroidi i vogël 2024 BX1 u dogj më 21 janar pranë Berlinit, në një shfaqje spektakolare qiellore. Disa copëza ranë përtokë në rajonin Havelland të landit të Brandenburgut – që rrethon kryeqytetin gjerman dhe shumë prej të cilave u mblodhën nga shkencëtarët dhe koleksionistët.

Rreth 202 copëza që peshojnë gjithsej 1,8 kilogramë u gjetën në një fushë të shpërndarë pranë fshatrave të Brandenburgut Ribbeck, Berge dhe Lietzow, të shpërndara në një sipërfaqe prej 1,5 me 10 kilometra.

Shkencëtarët e quajtën meteoritin Ribbeck sipas vendit ku u gjet.

Studimi i udhëhequr nga Instituti i Planetologjisë në Universitetin e Munster-it, i cili u botua të mërkurën, zbuloi se Ribbeck i përket klasës jashtëzakonisht të rrallë të aubriteve që janë të pasura me magnez dhe silikon.

“Ribbeck mban një status të veçantë brenda kësaj klase të rrallë – pasi shkëmbi përmban një përqindje jashtëzakonisht të lartë të feldspatëve, një mineral që i përket grupit silikat”, zbuluan shkencëtarët.

Grupi hulumtues supozon se trupi mëmë i Ribbeck është rreth 4,5 miliardë vjet i vjetër dhe e ka origjinën nga brezi asteroid midis Marsit dhe Jupiterit.

Shkencëtarët shpjeguan gjithashtu se pse copëzat e tij kishin një aromë intensive të sulfurit të hidrogjenit, një erë e ngjashme me atë të vezëve të prishura.

Reaksionet kimike midis fazave minerale dhe lagështisë, të cilat rezultojnë nga bora dhe shkrirja, shkaktojnë aromën duke ndryshuar mineralogjinë e shkëmbit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →