Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të shikoni kompaninë amerikane Microsoft. Kompania u krijua kur kompjuterët mezi futeshin në bodrume dhe konsideroheshin lodra për të pasurit. Ka kaluar vetëm gjysmë shekulli që atëherë.
NĂ« prill 2025, Microsofti mbushi 50 vjet.
Në vitet e para të Microsoft-it, Bill Gates punonte me altoparlantë të mëdhenj që ushtonin tingujt e grupeve muzikore si Led Zeppelin, Creedence dhe Grand Funk, që ishin në modë asokohe.
I dhënë pas punës, Gates shpesh flinte në divanin e zyrës dhe punësonte vetëm njerëz që ishin të gatshëm të punonin 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
NĂ« njĂ« kompani ku punĂ«tori mĂ« i vjetĂ«r [bashkĂ«themeluesi Paul Allen] ishte vetĂ«m 25 vjeç, motoja ishte: âMos i beso askujt mbi 30 vjeçâ. Kjo ishte njĂ« thĂ«nie e famshme mes hipive nga vitet e fundit tĂ« viteve â60 â pikĂ«risht koha kur Gates dhe Allen u bĂ«nĂ« miq nĂ« gjimnaz.
MegjithĂ«se kishin pothuajse tre vjet diferencĂ« nĂ« moshĂ«, ata u bashkuan nga pasioni i pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r programimin dhe kompjuterĂ«t â atĂ«herĂ« qĂ« dukeshin si dollapĂ« metalikĂ« me drita qĂ« pulsonin, tĂ« vendosur nĂ« dhoma me sistem ftohjeje.
Qasja në këto kompjuterë ishte e kufizuar dhe shumë e shtrenjtë.
![Bill Gates [djathtas] me Paul Allen në Shkollën Lakeside, 1970.](https://botasot.co/wp-content/uploads/2025/04/microsoft-i-mbush-50-vjet-si-u-krijua-kompania-nga-bill-gates-1.jpg)
A e kujton ndokush kohën kur programimi bëhej në kartela të shpuara prej kartoni të ngjeshur? Në një intervistë dhënë një muaj më parë, Gates tha se ende dinte të programonte në atë mënyrë. Megjithatë, në agimin e Microsoft-it, tashmë kishin dominuar metodat elektronike të programimit me regjistrim magnetik në disqe.
Diçka që mund të mbahej në dorë
Të impresionuar nga prezantimi i kompjuterit Altair 8800 në revistën Popular Electronics, Allen dhe Gates e kuptuan se po afrohej një revolucion teknologjik, rezultat i të cilit do të ishte depërtimi i kompjuterëve në të gjitha sferat e jetës.
Altair 8800 ishte një mrekulli teknike për kohën, pasi përfshinte teknologji që deri atëherë gjendeshin vetëm në makinat e mëdha, të rënda që funksiononin në bodrumet me sistem ftohjeje të korporatave gjigante.
Allen dhe Gates kuptuan se e ardhmja qëndronte pikërisht te mundësia që Altair 8800 të transportohej lehtësisht dhe kudo.
Prania e kompjuterëve në jetën tonë të përditshme sot është aq e zakonshme saqë nuk e mendojmë që vetëm gjysmë shekulli më parë, bota dukej krejt ndryshe nga pikëpamja teknologjike.
Në atë kohë, shumë kompani në Kaliforni të SHBA-së filluan të prodhonin kompjuterë relativisht portativë, secili me sistemin e vet operativ primitiv dhe një grup modest programesh.
Por, nuk kishte një vizion të madh, as standarde të përbashkëta. Kompjuterët perceptoheshin si lodra të shtrenjta për një segment të ngushtë specialistësh.
Allen i tregon Gatesit revistĂ«n me kompjuterin e ri dhe i thotĂ«: âKjo po ndodh pa ne. Duhet tĂ« bĂ«jmĂ« diçkaâ.

Tregu i programeve për kompjuterë personalë ishte drejt zgjerimit, dhe dy partnerët kishin plot ide për ta mbushur këtë boshllëk.
Siç ndodh zakonisht nĂ« raste tĂ« tilla, 19-vjeçari Gates braktisi Harvardin [29 vjet mĂ« vonĂ«, njĂ« tjetĂ«r student i vitit tĂ« dytĂ« nĂ« atĂ« universitet, Mark Zuckerberg, do tĂ« bĂ«nte tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ«] dhe, sĂ« bashku me Allen, themeloi kompaninĂ« e quajtur Micro Soft nĂ« prill 1975. E pĂ«rkthyer, kjo do tĂ« thotĂ« âI vogĂ«l dhe i butĂ«â dhe, natyrisht, u bĂ« objekt shakash.
NĂ« vitin 1981, kompania u regjistrua zyrtarisht si âMicrosoftâ.
Gatesit i atribuohet thënia se një ditë çdo shtëpi do të ketë të paktën një kompjuter. Në vitin 1977 kjo dukej si fantazi, por 30 vjet më vonë, fjalët e tij u bënë realitet.
IBM. Si nisi gjithçka?
Pesëdhjetë vjet më parë, Silicon Valley ishte konsoliduar si një qendër moderne e teknologjisë, e shpërndarë pa ndonjë rend të qartë në pjesën veriore të Kalifornisë.
Megjithatë, industria e kompjuterëve ishte pak e rregulluar, çka i dha Microsoft-it një mundësi të hershme për të hedhur shortin dhe për të fituar.
Lideri i padiskutueshëm i teknologjisë kompjuterike në atë kohë ishte IBM. Në vitin 1980, Microsoft mori një porosi nga IBM për të krijuar një sistem të ri operativ. Deri atëherë, kompania nuk kishte zhvilluar sisteme operative dhe nuk kishte përvojë në këtë fushë.
MegjithatĂ«, Gates vendosi tĂ« âluante budallainâ, bĂ«ri blof dhe ia doli tĂ« bindĂ« gjigantin kompjuterik tâia jepte porosinĂ« Microsoft-it.
Inxhinierët e IBM-it nuk besuan në takimin e parë se djali me flokë të çrregullta dhe me xhinse ishte drejtor gjeneral i kompanisë.

Rrethanat e kësaj kontrate mbeten të diskutueshme dhe vazhdojnë të jenë objekt spekulimesh edhe 45 vjet më vonë. A i vodhi Bill Gates teknologjinë që i përkiste një kompanie tjetër? Edhe nëse po, pronarët e asaj kompanie nuk mundën ta vlerësonin potencialin e produktit të tyre në atë kohë. Këtë, Gates arriti ta shohë.
Kur vizitoi laboratorin e Xerox-it, Steve Jobs pa aty disa ide qĂ« do tĂ« revolucionarizonin kompjuterĂ«t: miun dhe ndĂ«rfaqen grafike. NdĂ«rsa inxhinierĂ«t e Xerox-it nuk i kishin dhĂ«nĂ« shumĂ« rĂ«ndĂ«si, Jobs menjĂ«herĂ« kuptoi potencialin e tyre dhe si mund tâi sillte ato tek masa.
MS-DOS
Një element kyç i marrëveshjes mes Davidit [Microsoft] dhe Goliathit [IBM] ishte që Microsoft ruante të drejtën për të shitur sistemin e ri operativ MS-DOS edhe për kompani të tjera. Kjo rezultoi të ishte një faktor vendimtar, pasi MS-DOS u bë standard në industri.

Lëvizjet strategjike të Microsoft-it, të kombinuara me vendimin e IBM-it, hodhën themelet për ngritjen globale të MS-DOS dhe vulosën të ardhmen e Microsoft-it si kompani udhëheqëse në softuer. MS-DOS u përditësua herë pas here deri në vitin 2021 dhe ende përdoret gjerësisht, sidomos në vendet në zhvillim.
Edhe pse luajti rol kyç në revolucionin kompjuterik, Microsoft kurrë nuk është vendosur fizikisht në Silicon Valley, por në shtetin e Uashingtonit.
Microsoft bëhet kompani publike
NĂ« mars 1986, kompania u listua nĂ« bursĂ«n teknologjike âNASDAQâ me njĂ« çmim fillestar prej 10 centĂ«sh pĂ«r aksion [tĂ« rillogaritur sipas vlerĂ«s sĂ« vitit 2024]. NĂ« qershor 2024, çmimi i njĂ« aksioni arriti nĂ« 468 dollarĂ«. Teorikisht, njĂ« dollar i investuar nĂ« Microsoft nĂ« vitin 1986 do tĂ« kishte sjellĂ« njĂ« fitim prej 4.679 dollarĂ«sh nĂ« vitin 2024.
Bill Gates, atëherë 26 vjeç, u bë miliarderi më i ri në botë. Rreth 12.000 ish-punonjës të kompanisë u bënë milionerë falë pagesës së pjesës së pagës me aksione.
Si një fakt interesant, në vitin 2025 nuk është e mundur të blesh një shtëpi në Silicon Valley për një milion dollarë. Tani nevojiten të paktën 3 milionë.

Sot, 70 për qind e kompjuterëve personalë në botë përdorin sistemin operativ Windows të Microsoft-it.
Versioni i parë i Windows-it doli në vitin 1985, por epoka e artë për Microsoft-in ishte versioni i vitit 1995, që e vendosi kompaninë në skenën globale. Sot, Windows 10 është sistemi operativ më i përdorur në botë, me versionet më të vjetra që ende përdoren në cepa të largët të globit.
Mund tĂ« thuhet se sot Microsoft-i âshikonâ nga çdo qoshe e planetit. NĂ«se thjesht shikon, apo mĂ« shumĂ« vĂ«zhgon, kjo mbetet çështje e interpretimit personal./rel
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co