Kryedemokrati Sali Berisha, nga Elbasani ku ndodhet për Ditën e Verës, ka komentuar largimin nga Partia Demokratike të deputetit Dashnor Sula, i cili iu bashkua “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Berisha deklaroi se Dashnor Sula midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi që të ikte.
Por, theksoi kryedemokrati, “bëri gabim por prap ka kohë që ta mendojë atë vendim”.
“Sa i përket deputetit bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi të ikte dhe shkoi në punë të vet, Bëri gabim por prap ka kohë që ta mendojë atë vendim”, tha Berisha.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co