Mijëra njerëz tubim në Tel Aviv për kthimin e pengjeve izraelite në shtëpi. Kabineti i luftës vendosi që të…

mijera njerez tubim ne tel aviv per kthimin e pengjeve izraelite ne shtepi kabineti i luftes vendosi qe te
mijera njerez tubim ne tel aviv per kthimin e pengjeve izraelite ne shtepi kabineti i luftes vendosi qe te

Mijëra njerëz mbajtën një tubim në Tel Aviv mbrëmjen e të shtunës për pengjet që ende mbahen nga Hamasi në Gaza teksa Kabineti i luftës i Izraelit ra dakord të shtunën të dërgojë negociatorë në Katar për të vazhduar bisedimet drejt një armëpushimi.

Bisedimet synojne kthimin e rreth 130 pengjeve të mbajtura në Gaza, thanë zyrtarët dhe mediat lokale. Delegatët izraelitë u kthyen të shtunën nga bisedimet e paqes në Paris, ku u takuan të premten me ndërmjetësuesit e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së, të cilët kishin ndihmuar në armëpushimin e nëntorit, gjatë të cilit u liruan dhjetëra robër të Hamasit në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Hamasi ka kushtëzuar më parë lirimin e 130 pengjeve izraelite, me lirimin nga burgu të mijëra militantë palestinezëve dhe me ndalimin e ofensivës në Gaza, për të cilën zyrtarët mjekësorë në enklavë thonë se ka vrarë rreth 30,000 njerëz. Izraeli e ka kundërshtuar publikisht një lirim kaq të madh të të burgosurve dhe thotë se çdo ndërprerje e luftimeve do të ishte e përkohshme pasi synon të shpërbëjë Hamasin, një fraksion I konsideruar organizate terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →