Bota

Mijëra pushues në Green Coast, festa me dj dhe këngëtarët më të njohur

mijera pushues ne green coast festa me dj dhe kengetaret me te njohur



































Green Coast, është kthyer tashmë në epiqendrën e turizmit në Shqipëri, duke mirëpritur mijëra pushues shqiptarë dhe të huaj. I vendosur mes detit dhe malit, me pamje mahnitëse nga çdo anë dhe plazhin e parë me certifikimin Blue Flag, Green Coast vjen edhe këtë vit me risi të shumta që do t’i japin një tjetër dimension turizmit në Rivierën Shqiptare.

ylli limani

2

E para dhe e vetmja qendër tregtare në bregdetin e jugut, Galeria by TEG, hapi dyert këtë verë, duke sjellë një eksperiencë të re blerjesh gjatë pushimeve verore. Me një shumëllojshmëri brandesh të njohura, dyqane, bare, restorante dhe supermarket, kjo qendër tregtare është kthyer në ndalesën e parë në bregdetin e jugut.

Ashtu si Galeria by TEG, një tjetër vend në Green Coast që do të mbledhë të gjithë turistët që vizitojnë këtë verë jugun e Shqipërisë është La Vista, qendra e parë dhe e vetme lifestyle në bregdet, me bare si Mon Cheri dhe restorante me kuzhinë mesdhetare e tradicionale si Ceren dhe Salt, dyqane të ndryshme, nga butiqet e luksit, si Aquamarine Firence, e deri tek dyqanet artizanale, si Royal Jelly. Për t’i dhënë sa më shumë larmishmëri pushimeve në Green Coast, në La Vista gjendet edhe një qendër e mirëfilltë sportive me fusha për padel, tenis, basketboll e volejboll dhe një palestër e kompletuar. The Glam House do të ofrojë trajtime për trupin dhe lëkurën, ndërsa lavanderia echo-friendly do të jetë një komoditet i shtuar gjatë pushimeve.

Si çdo vit në Green Coast, kryefjala e verës është pa dyshim argëtimi. Brenda një fundjave beach baret dhe beach club-et Bohemian dhe Sin organizuan festa me dj të njohur si Rivo dhe Sir Ylli. Ëhisky mirëpriti Elvana Gjatën me muzikën energjike dhe për të sjellë argëtim për të gjitha shijet, në Paleste, pushuesit shijuan buzë detit muzikën “live” të këngëtarëve të njohur Endri dhe Stefi.

Festa vijoi deri në orët e para të mëngjesit në Lollipop, klubi i parë nëntokësor që ka hapur dyert tashmë në La Vista. Muzika elektrizuese e dj të famshëm ndërkombëtar, Da Capo dhe më pas e këngëtarit të mirënjohur Ylli Limani, tërhoqi jo vetëm pushuesit e Green Coast, por të gjithë ata që kishin vendosuar ta kalonin atë fundjavë në bregdetin e jugut. Festat në Lollipop, ku gjatë muajit të parë kanë performuar emrat e njohur të muzikës si MC Kresha, Aurela Gace, Alban Skenderaj, Tayna e shumë të tjerë, si dhe në beach club-et e Green Coast, nuk do të mungojnë gjatë gjithë verës, duke sjellë këngëtarët dhe dj më të famshëm brenda dhe jashtë vendit.

Në Green Coast prej disa vitesh tashmë organizohen edhe shumë aktivitete të tjera argëtuese, kulturore dhe sportive që shoqërojnë pushuesit gjatë gjithë sezonit veror. Edhe këtë vit janë planifikuar dhe po organizohen mbi 200 aktivitete si yoga buzë detit, sporte ujore, kinema verore çdo mbrëmje, festa për fëmijë dhe shumë aktivitete të tjera kulturore si, panairi i produkteve artizanale, i organizuar për të dytin vit radhazi në Green Coast, si dhe panairi i librit që do të zhvillohet në gusht. Green Coast, me risitë që sjell vit pas viti, aktivitetet dhe festat që shoqërojnë të gjithë sezonin, është kthyer në vendin e preferuar të mijëra turistëve që vizitojnë bregdetin e Shqipërisë.

3

4

5

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts