Dhjetëra mijëra qytetarë dolën në rrugët e Melburnit, kryeqytetin e shtetit Victoria të Australisë duke protestuar kundër shitjeve të armëve nga qeveria ndaj Izraelit, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të “9newscom”, në Melburn dhjetëra mijëra demonstrues kundër luftës kanë mbajtur protestën më të madhe të viteve të fundit rreth zonës në të cilën që nga e shtuna mbahet Panairi i Mbrojtjes së Forcave Tokësore.
Protestuesit i bënë thirrje Australisë të mos i shesë armë Izraelit ndërsa masa të gjera sigurie u morën rreth zonës së panairit pasi numri i grupit arriti në dhjetëra mijëra.
Teksa pritet që protestat të vazhdojnë dhe numri i pjesëmarrësve të rritet, ministri i Thesarit të Shtetit Victoria, Tim Pallas tha se panairi në fjalë ishte planifikuar para ngjarjeve në Gaza. Ai vuri në dukje se për shkak të protestave janë mobilizuar mijëra policë dhe miliona dollarë fonde sigurie të financuara nga taksat.
Organizatorja e protestës, Nathalie Farah në një deklaratë për media tha se “Duam që Australia të mos bëhet partnere e krimit, sepse furnizimi i Izraelit me armë është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.
Kryeministrja e shtetit Victoria, Jacinta Allan tha se “nuk ka vend për sjellje shkatërruese” në Victoria, ndërsa deputetja e të Gjelbërve, Gabrielle de Vietri tha se ajo nuk do të shkonte në parlament për të marrë pjesë në protestë dhe se do të qëndronte pranë atyre që protestojnë kundër panairit të armëve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co