Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përkujtuar sot 2 korrikun 1990, ditën kur mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e huaja.
“Së bashku me ambasadorin e Gjermanisë, Karl Bergner, dhe miq të tjerë, dëshmitarë të ngjarjeve të fillimviteve ’90, përkujtuam sot 2 Korrikun 1990, ditën kur mijëra shqiptarë mposhtën frikën dhe hynë me guxim në ambasadat e huaja, në kërkim të një jete më të mirë për ta dhe fëmijët e tyre.
Ky monument në hyrje të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë do të shërbejë si kujtesë e atyre ngjarjeve”, shkruan Veliaj në një postim në rrjet.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co