Sport

Milan përballet me Slavian e Pragës, Pioli: Ndeshje e vështirë, stema nuk zbret në fushë

milan perballet me slavian e prages pioli ndeshje e veshtire stema nuk zbret ne fushe
milan perballet me slavian e prages pioli ndeshje e veshtire stema nuk zbret ne fushe

Milan sfidon të enjten Slavian e Pragës, në ndeshjen e vlefshme për Europë. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli doli sot në konferencën për shtyp, ku vlerësoi në maksimum kundërshtarin.

“Është një skuadër shumë intensive, vrapon shumë dhe mirë, ata janë shumë të drejtpërdrejtë, luajnë me tre sulmuesit afër njëri-tjetrit, bëjnë futboll fizik dhe të shpejtë. Cilësia e skuadrës është e lartë dhe trajneri i tyre është shumë i mirë, sepse ndryshon në çdo ndeshje 5-6 lojtarë, duke ruajtur një nivel të lartë. Është një kundërshtar që duhet përballuar me shumë respekt”.

A mund të ketë ndonjë peshë emri apo stema e Milanit për Slavian?

Stema nuk zbret në fushë, duhet të bëjmë që forca dhe vlera jonë të kenë peshë.

A do t’ju ndihmojë ky kompeticion të qëndroni te Milani? Si e shihni ardhjen e mundshme të arabëve?

Keni arritur të bëni dy pyetje të cilave unë nuk mund t’u përgjigjem.

Cili është plani juaj mes kampionatit dhe Europa League-s?

Duhet të mendojmë se mund ta fitojmë. Për mendimin tim, nuk është mentaliteti i duhur për të parë shumë larg. Ne përballemi me një kundërshtar që ka humbur vetëm një ndeshje në Romë dhe duhet të përfitojmë nga faktori fushë. Brenda nesh kemi vetëdijen dhe entuziazmin për të menduar për të arritur deri në fund.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts