Në ditën kur Roma i bëri dhuratë rinovimin e kontratës, Daniele De Rossi i bëri dhuratë një biletë për në fazën gjysmëfinale të Europa League. Ekipi kryeqytetas nuk u mjaftuan me fitoren 1-0 në “San Siro”, por theu Milan edhe në stadiumin “Olimpik”, një sukses 2-1 që i jep më shumë ngjyra këtij sezoni që po shkonte drejt dështimit total. Verdhekuqtë treguan klas dhe karakter, dominuan “djallin” që në start duke realizuar dy gola të shpejtë.
Mancini ndëshkoi edhe një herë kuqezinjtë, me një gol që në minutën e 12-të, ndërsa në të 22-të, Paulo Dybala me një ekzekutim fantastik dyfishoi shifrat. Situata u ndërlikua jo pak pas minutës së 30-të, ku Celik u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të rëndë nga Leao-s. Milan u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i Gabbia-s erdhi vonë, në minutën e 85-të.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Romën që “fluturon” në gjysmëfinale ku do të përballet me Bayer Leverkusen. Ky eliminim praktikisht firmos fatin e Stefano Piolit, kjo ishte “vija e kuqe” për të, në fund të këtij sezoni, Pioli pritet të largohet nga stoli i “djallit”, për këtë janë të bindur mediat italiane.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co