Milan synon 130 milionë euro, La Gazzetta bën llogaritë e “djallit”, zbulon edhe prioritet e Ibrës

milan synon 130 milione euro la gazzetta ben llogarite e djallit zbulon edhe prioritet e ibres

Deri në verë, Milan synon të arkëtojë afro 130 milionë euro, shifër që do ta investojnë menjëherë në merkato. La Gazzetta dello Sport bën llogaritë e “djallit”, ku 50 milionë euro pritet të përfitojnë nga kualifikimi për në Chamnpions League sezonin e ri, për këtë arsye kualifikimi mes katër ekipeve të para në Serie A është jetik.

La Gazzetta
La Gazzetta

Burimi i dytë më i rëndësishëm është Europa League. Në rast se ekipi i Piolit i shkon deri në fund këtij turneu, nëse fiton për herë të parë në histori Europa League, pritet të arkëtojë në total afro 40 milionë euro. Një pjesë tjetër e kësaj shume prej 130 milionë euro do të plotësohet me lojtarë si De Ketelaere, me Atalanta që do paguajë 26 milionë euro, ndërsa 14 milionë do të plotësohen me kartonët e Saelemaekers dhe Maldini.

Joshua Zirkzee Bologna Celebrate Away
Joshua Zirkzee Bologna Celebrate Away

Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Milan do të hidhet më pas në merkato në hyrje ku objektivat kryesorë është Joshua Zirkzee dhe Viktor Gyokeres, i pari vlerësohet nga Bologna me 40 milionë euro, ndërsa Gyokeres ka një klauzolë largimi nga Sporting Lisbona prej 100 milionë euro, por Ibra synon ta ul ndjeshëm këtë shifër. Një tjetër opsion është edhe talenti i Leipzig, Benjamin Sesko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →