Si për të treguar që skuadra e tij pati dy raste të mira për të fituar ndeshjen, Simone Inzagi i ka thurur elozhe portierit të Milanit. Majk Menja, por jo vetëm.“Kishim raste për ta fituar ndeshjen. Portieri i tyre u tregua i zoti për të ndalur goditjet e Mkitarianit dhe Zalevskit. Ishte një ndeshje e vështirë. Ne e respektojmë Milanin sepse ka shumë kualitet në qarkullimin e topit. Kisha vetëm 14 futbollistë në pankinë. Disa ishin vetëm për të qenë si numër. Arnautoviç dhe Dimarko nuk më dhanë garanci për shkak të disa problemeve. Jam i kënaqur me lojtarët që u aktivizuan. Sigurisht që ka gjëra për t’u përmirësuar, por e përgjithshmja ishte mirë. Nuk duhet të pësonim atë gol sepse po e kontrollonim mirë ndeshjen. Por reagimi ishte i duhuri dhe tani të shohim në sfidën e radhës. Kam besim tek këta djem dhe të vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar detajet e vogla”, ka thënë mes të tjerash Inzagi, i cili i thuri elozhe Korreas për ndeshjen.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co