Milani është gati, tjetër fitore në miqësore, trofeu “Berlusconi” shkon për kuqezinjtë (VIDEO)

milani eshte gati tjeter fitore ne miqesore trofeu berlusconi shkon per kuqezinjte video
milani eshte gati tjeter fitore ne miqesore trofeu berlusconi shkon per kuqezinjte video

Milan është gati për nisjen e kampionatit. Në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të sezonit të ri për Milanin ka qenë e veçantë, pasi e ka vënë atë përballë Monzës për trofeun “Berluskoni” që i kushtohet ish-presidentit të ndarë nga jeta të të dy këtyre dy skuadrave. Trofeu “Berluskoni” i fundit i zhvilluar ka qenë ai i vititi 2021 i organizuar nga Monza, në kohën kur Silvio ishte president i Monzës, ndërsa Milan kishte organizuar për herë të fundit këtë trofe në vitin 2015, në një derbi përballë Interit, të cilin zikaltrit e fituan 1-0.

Në këtë sfidë tifozët kuqezinj prezantuan përpara nisjes së garës edhe blerjet më të fundit. Padyshim e gjithë vëmendja ishte tek kampioni i sapo shpallur i Evropës Alvaro Morata, i cili u aktivizua nga Fonseca që prej minutës së parë.

Sa për kronikë, kuqezinjtë e fituan ndeshjen 3-1. Fillimisht ishte Salmakers i dha avantazhin “Djallit” falë një devijimi të Mari në portën e vet dhe më pas ishte Daniel Maldini ai i cili shënoi për Monzën ndaj skuadrës nga e cila doli si futbollist.

Në pjesën e dytë, skuadrat ndryshuan thuajse plotësisht dhe cilësia e stolit të Milanit ishte ajo që bëri diferencën me Joviç e Reijnders që tundën rrjetën Brenda 12 minutave të para të pjesës së dytë, duke i dhuruar kuqezinjve suksesin 3-1 në këtë miqësore simbolike.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →