Përveç se shumë i lumtur me turneun e Milanit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paulo Fonseka nuk i kurseu elozhet kur foli në konferencën për shtyp, pas fitores së miqësores me penallti kundër Barcelonës.
Një vlerësim për këto javë në Amerikë?
Ishin shumë të mira. Njerëzit dhe tifozët ishin të veçantë për ne. Tani është koha për të shkuar në shtëpi, do të kemi dy ditë për të kaluar me familjet tona dhe më pas do të fillojmë përgatitjet për ndeshjen e parë zyrtare, edhe pse fillimisht kemi një tjetër miqësore kundër Monzës (të martën trofeu “Silvio Berluskoni”).
Cili është vlerësimi për futbollistët tuaj?
Jam shumë i kënaqur me ta, me guximin që tregojnë, me mënyrën se si luajnë. Pa përjashtuar askënd. Tashmë i shohim gjërat e qarta, pas katër javësh nuk është e lehtë. Djemtë kanë qenë fantastikë këto ditët e fundit. Kemi shumë për të përmirësuar, por po hedhim hapat e duhur. Turneu ishte shumë, shumë pozitiv dhe ndjesitë i kam shumë të mira.
Do të jetë gati kjo skuadër për debutimin zyrtar në Serinë A me Torinon?
Duhet të fillojmë të mendojmë për debutimin tonë në kampionat, ndeshjen e parë do ta luajmë në “San Siro”, pres një stadium plot. Ne duam të ndërtojmë një ekip që i bën tifozët krenarë. Filluam mirë, duhet të përmirësohemi, por në fund mendoj se tifozët do të jenë gjithmonë arma jonë. Duam të ndjejmë mbështetjen e tyre që nga Torino.
Po vazhdoni të këmbëngulni për Pulisiçin si fantazist. Kundër Barçës erdhi edhe goli i parë. Si e gjykoni?
Ia doli shumë mirë si fantazisti, duke luajtur një ndeshje fantastike. Më pëlqen shumë ta shoh në këtë pozicion me pjesëmarrje të madhe. Ai ka pasur një sezon të parë të shkëlqyer dhe nuk kam asnjë dyshim se do të vazhdojë të jetë shumë i rëndësishëm. Ai luajti si 10- sh në pjesën e parë. Në të dytën luajtëm pa sulmues, me Pulisiçin dhe Loftus si dy numrat 10. Mendoj se Pulisiçi mund të luajë kudo në sulm, ai është shumë, shumë inteligjent.
Pamë edhe Salmakersin si mbrojtës. A është një opsion?
Më pëlqeu ta shihja dhe pamë një strukturë tjetër në ndërtim, më ofensive. Për mua Aleksis duhet të qëndrojë sepse ka cilësi që mund të na japin diçka ndryshe kudo që ai luan.
Portieri Torriani përsëri protagonist. Çfarë do të ndodhë me të?
Mund të them vetëm gjëra pozitive. Sportielo u lëndua në hotel, Torriani luajti me shumë personalitet dhe guxim. Është shumë herët, por nuk kam asnjë dyshim që kemi një portier për të ardhmen. Ky portier do të ketë një të ardhme të shkëlqyer.
Mund të na flisni për objektivat e sezonit?
Fitimi i kampionatit.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co