Përgjatë vitit 2023 janë shpenzuar 2300 miliardë dollarë për armë që vrasin paqen… Kjo shënon kështu një nivel të ri historik dhe një hap tjetër në rritje të pandërprerë që nga viti 2017. Shifra del nga raporti vjetor i Hapësirës Ajrore, Mbrojtjes dhe Aviacionit nga AlixPartners.
Sipas të dhënave të mbledhura, konfliktet e vazhdueshme po vazhdojnë të nxisin shpenzimet për armatim dhe industria e mbrojtjes do të shohë gjithashtu rritje në vitin 2024. Burimet e alokuara për ekonominë e hapësirës po rriten gjithashtu.
Ekspertët thonë për mediat ndërkombëtare se “prodhuesit janë plotësisht të vetëdijshëm për objektivat e tyre dhe po shpërndajnë burime të konsiderueshme për të përmbushur një rritje të paprecedentë të normave të prodhimit, të nxitur nga nevojat e vendeve fqinje të Rusisë”.
Në veçanti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten vendi lider në këtë sektor, por me një bilanc të qëndrueshëm: 38% e shpenzimeve globale ushtarake vijnë nga Uashingtoni. Pentagoni ka rritur eksportimin e armëve me 18%.
Lufta e Rusisë në Ukrainë është “karburanti” kryesor që ka shtyrë këtë rritje. Pavarësisht se Europa nuk i afrohet shifrës amerikane, kontinenti i vjetër shënon një rritje të pazakontë në shpenzimet ushtarake me 14%.
Ukraina është shteti që blen apo merr më së shumti armë me shpenzimet që përbëjnë 36% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa Rusia ka një ulje të shpenzimeve krahasuar me vitin 2022. Gjithashtu edhe Kina rreshtohet mes fuqive globale që ka shtuar shpenzimet ushtarake.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co