Bota Shqiperia

“Miliona të vdekur për shkak të tre personave!”- Donald Trump: Lufta në Ukrainë është e Joe Biden, jo e imja! Zelensky lejoi të niste konflikti

miliona te vdekur per shkak te tre personave donald trump lufta ne ukraine eshte e joe biden jo e imja zelensky lejoi te niste konflikti













































Presidenti Donald Trump, ka akuzuar Volodymyr Zelensky-n se ka lejuar fillimin e luftës në Ukrainë.

donald trump shba

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan e përshkruan konfliktin si një luftë të ish-presidentit Joe Biden dhe jo te tijën.

 “Presidenti Zelenskyy dhe Joe Biden bënë një punë absolutisht të tmerrshme duke lejuar që kjo luftë të fillojë. Kishte shumë mënyra për ta parandaluar atë që të mos fillonte ndonjëherë”, shkroi ai,

Trump gjithashtu pretendon se po të kishte qëndruar në Shtëpinë e Bardhë pas mandatit të tij të parë, lufta nuk do të kishte filluar kurrë.

“Nëse Zgjedhjet Presidenciale të vitit 2020 nuk do të manipuloheshin, ajo luftë e tmerrshme nuk do të kishte ndodhur kurrë,” thotë ai.

lcimg-6585542c-7fba-4fd6-9dc5-a2aa67c128af

Këto deklarata Trump i përsëriti serish pasditen e sotme gjatë takimit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me liderin e El Salvadorit.

“Biden mund ta kishte ndaluar, dhe Zelenskyy mund ta ndalonte atë dhe Putini nuk duhet ta kishte filluar kurrë. Kur filloni një luftë, duhet të dini se duhet ta fitoni luftën. Mos hapni luftë kundër dikujt që është 20 herë më i madh se ju dhe pastaj shpresoni që njerëzit t’ju japin disa raketa”, tha Trump.

“Miliona njerëz kanë vdekur për shkak të tre personave”, shton Trump. “Le të themi Putini numër një, më pas Biden, i cili nuk e kishte idenë se çfarë dreqin po bënte, dhe Zelenskyy”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts