Futbollisti i Mançester Sitit, Kajl Uoker, ka vendosur të tregohet kurnac për Krishtlindje më fëmijët e tij, edhe pse është milioner dhe sigurisht që mund të përballojë shpenzime. Sipas “The Sun”, ai nuk i ka çuar dhurata fëmijëve që ka me të dashurën sekrete, Laurin Gudman.
Tabloidi britanik, tregon se ai ka zgjedhur që të mos u çojë dhurata fëmijëve të tij, Kairo dhe Kinara, ashtu siç kishte bërë në fakt edhe një vit më parë. Pakkush priste që kjo gjë të vazhdonte edhe këtë vit, duke menduar se Kajl do të kujdesej për fëmijët përtej situatave që ka krijuar në jetën e tij duke mbajtur për vite marrëdhënien sekrete me Laurin.
Pasi marrëdhënia sekrete u zbulua dhe sidomos pasi gruaja e Uoker, Anie zbuloi që edhe fëmija i dytë i Laurin ishte me futbollistin, ajo vendosi ta nxirrte nga shtëpia në janar. Çifti u bë më fëmijën e katërt gjatë pranverës dhe Kajl u lejua që të kthehej herë pas here në shtëpi, duke e pranuar përfundimisht në shtator, ndonëse theksohet se të dy nuk janë pajtuar ende.
PANORAMASPORT.AL