Të paktën një person është vrarë në Rusi pasi të burgosurit në një burg që pretendonin se ishin militantë të Shtetit Islamik goditën me thikë rojet dhe morën pengje.
Uebfaqja ruse Mash tregoi një video të të paktën dy sulmuesve, ku njëri deklaronte se ishin “muxhahidë” dhe thoshte se kishin marrë nën kontroll burgun, shkruan Sky Neës.
Katër zyrtarë me uniformë mund të shiheshin në “pellgje gjaku” – tre prej tyre të palëvizshëm. Një tjetër ishte ulur drejt në një portë me një thikë të mbajtur në qafë.
Sulmuesit thuhet se kanë vrarë të paktën një zyrtar të burgut.
Forcat e sigurisë më pas sulmuan burgun për të liruar pengjet, thonë kanalet televizive ruse të lajmeve.
Kanali i lajmeve Baza tha se të gjithë pengjet ishin shpëtuar, pa dhënë ndonjë numër, raportoi Reuters.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co