Milorad Dodik: Republika Srpska po sheh mundësinë për t’u anëtarësuar në BRICS

milorad dodik republika srpska po sheh mundesine per tu anetaresuar ne brics





































Presidenti i Republika Srpska (RS), Milorad Dodik, ka thënë se RS-ja e sheh mundësinë për t’u anëtarësuar në BRICS sepse është “organizatë shumë e fuqishme që po rritet dhe përfaqëson të ardhmen”.

miloraddodik

“Na u dha një nder i madh që do të paraqitemi në Samitin e BRICS në Kazan, në Rusi, ku do të mbahet samiti i grupit javën e ardhshme”, ka thënë Dodik.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Srna, ai ka thënë se “flet për natyrën e marrëdhënieve tona me Rusinë dhe miqësinë e treguar nga presidenti Vladimir Putin”.

“Ne duam të jemi aty ku flitet për rritje, zhvillim dhe mundësi të reja bashkëpunimi”, shtoi ai.

“Ne nuk do t’i mbyllim derën e bashkëpunimit, ne jemi të hapur për të gjithë ata që shohin potencialin në RS, mundësinë për bashkëpunim dhe dëshirën për ta përmirësuar atë”, ka deklaruar Dodik.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →